

Mirditë – Një ngjarje e rëndë është raportuar herët në mëngjesin e sotëm në fshatin Gëziq, ku rreth orës 05:55, Salla Operative ka marrë njoftim se në rezervuarin e zonës dyshohet për praninë e një personi të zhdukur.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas 56-vjeçar, banues në fshatin Gëziq, për të cilin ka dyshime se mund të ketë humbur jetën në rrethana që ende nuk janë zbardhur plotësisht.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur polumbarët e Forcave Speciale RENEA, të cilët po punojnë për kërkimin në rezervuar.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.
Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor.
Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






