Transmetuar më 07-05-2025, 07:45

INDI- Sulmet që ndodhën gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit po shkaktojnë shqetësim global, pas vdekjes së 29 civilëve (26 në Pakistan dhe 3 në Indi). Nga sulmet mësohet se kanë mbetur të paktën 46 të plagosur dhe rrëzimin e pesë avionëve luftarakë indianë.

Armiqësitë që i çojnë të dy vendet në prag të një lufte të re – e shtata në historinë e tyre – filluan me Operacionin Sindoor, në të cilin Delhi njoftoi se kishte synuar "infrastrukturën terroriste" në nëntë lokacione në Pakistan dhe pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani.

Pakistani u përgjigj duke rrëzuar të paktën pesë avionë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane, duke e quajtur këtë një "akt lufte" nga ana e Indisë. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se Pakistani i ka dhënë një përgjigje të përshtatshme Indisë.

India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulmin ndaj turistëve hindu në Kashmirin e administruar nga India në prill që mori jetën e 26 personave, përfshirë një qytetar nepalez. Sulme të synuara u kryen në nëntë vendndodhje të infrastrukturës terroriste në Pakistan dhe në Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit