
Të dhënat po ngarkohen...

Sarandë- Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët në majën e Skërficës, pranë tunelit në aksin rrugor Ura e Kardhiqit-Sarandë.
Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka dëme në njerëz dhe mësohet se zjarri është neutralizuar nga drejtuesi i mjetit pa mbërritur ende zjarrfikëset.
Gjithashtu mësohet se në vendngjarje po shkon grupi i zjarrfikësve, ndërsa pritet të sqarohen shkaqet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
