

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë Kishës së Laçit.
Mësohet se drejtuesja e automjetit tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy kalimtarë, konkretisht 21-vjeçaren me inicialet D.D., një 39-vjeçar me inicialet E.R., dhe një shitëse ambulante 18-vjeçare me inicialet A.Gj.
Sipas raportimeve të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesen e mjetit në komisariat.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






