Transmetuar më 06-05-2025, 18:19

Berlin- Friedrich Merz është konfiruar si kancelari i ri gjerman, në raundin e dytë të votimeve.

Ai ka marrë 325 vota pro, kur kërkohen më shumë se 316 vota për t’u konfirmuar. 289 vota ishin kundër, një abstenim, dhe tre vota ishin të pavlefshme.

Merz tani do të shkojë të takohet me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, në ceremoninë e betimit që pritet të kthehet në parlament të fillojë rreth orës 6:15 të mbrëmjes sipas kohës së Berlinit ose më shpejt "në varësi të trafikut" në kryeqytetin gjerman.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit