Transmetuar më 06-05-2025, 14:32

Halle Berry ka shkaktuar tërmet në tapetin e kuq të Met Gala 2025 me veshjen më provokuese të karrierës së saj! Aktorja 58-vjeçare, e cila vazhdon të sfidojë kohën me pamjen e saj, u shfaq pa të brendshme në një fustan të tejdukshëm nga LaQuan Smith, që zbulonte pjesërisht barkun dhe zonën intime.

Fustani me dekolte të thellë dhe dizajn me rripa të hollë, i kombinuar me një xhaketë të shkurtër me supe të theksuara dhe një kapelë të vogël, u konsiderua nga ndjekësit si “i tepruar” për moshën dhe staturën e saj. Komentet online ishin të shumta: “Halle, je super, por kjo ishte shumë”, shkruante një ndjekës, ndërsa një tjetër shtonte: “Ku janë të brendshmet?!”.

Pavarësisht kritikave, stilisti LaQuan Smith u shpreh se fustani mishëronte temën e këtij viti, “Superfine: Tailoring Black Style”, duke theksuar luksin, guximin dhe vetë-shprehjen.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit