

Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.
Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.
Megjithatë, reperi nuk është ndalur, dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






