

Burrel- Që prej tre ditësh në Qafën e Burrelit vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh minerali dhe inertesh e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.
Ajo çka është gjetur deri sot janë vetëm disa copa të eskavatorit të shpërndara, por asnjë gjurmë nga 29-vjeçari.
Ushtria, banorët e zonës dhe punonjës të tjerë të fabrikës kanë dalë dhe kërkojnë trupin e të riut.
Familjarët e të riut i kanë bërë apel institucioneve për intensifikimin e operacionit të kërkimit, duke theksuar se nevojiten pajisje më të specializuara dhe makineri të posaçme për të gjetur të afërmin e tyre.
Sipas tyre, vetëm disa punonjës të autoriteteve me lopata nuk mjaftojnë për të gjetur trupin e të riut.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






