Transmetuar më 06-05-2025, 09:37

Pejë, 6 maj 2025 — Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Zana Gjevukaj, e cila u godit nga një veturë më 1 prill në fshatin Qyshk, komuna e Pejës.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka konfirmuar për Peja në Fokus motra e të ndjerës, Elena Gjevukaj. Detaje lidhur me ceremoninë e varrimit pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Zana Gjevukaj kujtohet si një vajzë e dashur për familjen dhe komunitetin, ndërsa vdekja e saj ka prekur thellë familjarët, miqtë dhe banorët e zonës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit