Transmetuar më 06-05-2025, 08:48

Milani rrezikoi, por edhe një herë Sergio Conceição arriti ta përmbyste situatën me zëvendësimet dhe siguroi fitoren e tretë radhazi. Një arritje e rëndësishme për trajnerin portugez i cili, ashtu siç është parë disa herë gjatë këtyre muajve te kuqezinjtë, arriti të përmbysë edhe disavantazhin ndaj Genoa, në momentin më të vështirë.

"Mendoj se sot dhamë dëshminë e një grupi të bashkuar, të fortë, me lojtarët që hynë nga stoli dhe dhanë shtytjen e nevojshme. E ndërruam pak pozicionin e disa lojtarëve dhe futëm përpara Joao Felix e Santi Gimenez, të cilët i ndërtuan të dy golat. Kjo është dëshmi e aftësisë së lojtarëve, jo e trajnerit, – shpjegoi Conceição për mikrofonat e DAZN.

– E nisëm ndeshjen në një mënyrë dhe e përfunduam në një tjetër. Më paguajnë për t’i lexuar ndeshjet, ndonjëherë arrijmë të japim diçka më shumë, ndonjëherë nuk ia dalim. Ne punojmë jo vetëm në nivel individual, por edhe repartesh, grupi të tërë. Për këtë arsye prej disa javësh po punojmë jo vetëm mbi një sistem, por mbi disa zgjidhje, për t’i përmbysur kur gjërat nuk shkojnë mirë, ose për ta mbyllur ndeshjen kur rruga është e duhura".

Megjithatë, kjo fitore përbën një sinjal të rëndësishëm për skuadrën e Conceiçãos, që tani, brenda pak ditësh, do të përballet dy herë me Bologna, fillimisht në kampionat dhe më pas në finalen e Kupës së Italisë:

"Nuk iu kam thënë lojtarëve të mi se duhet të shkojmë ta fitojmë trofeun, por ata që nuk luajtën sonte, nesër do të duhet të punojnë shumë. Fofana kishte shfaqur tashmë një problem të vogël në këmbë gjatë javës, i cili sot është përkeqësuar. Duhet ta menaxhojmë më së miri në funksion të dy ndeshjeve të rëndësishme ndaj Bologna".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit