Transmetuar më 06-05-2025, 08:41

PRIZREN- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren të Kosovë. Sipas raportimeve një person ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, tha ai.

Dyshohet se autori ka goditur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat. Gjithashtu bëhet me dije se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari, shtetas turk, është arrestuar nga policia e Kosovës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit