Transmetuar më 06-05-2025, 07:45

Imazhe të frikshme dhe njëkohësisht të turpshme ku janë përfshirë disa lojtarë të skuadrës së Partizanit të Beogradit. Karlik Jones, Sterling Brown, Frank Dilicina dhe Isaac Bonga ishin pjesë e një sherri brutal në Beograd. Sipas mediave serbe, katër lojtarë ishin viktima të një dhune të ashpër jashtë një lokali nate në kryeqytetin serb. Një video tregon Karlik Jones duke thyer një shishe në kokën e një burri përpara një klubi në Beograd!

Sipas “sportal.blic.rs”, gjithçka filloi kur një grup vajzash që ishin në shoqërinë e lojtarëve të Partizanit u shqetësuan nga një grup djemsh të pranishëm në lokal. Më pas kur lojtarët u larguan nga klubi ndodhi gjithçka dhe me të mbërritur policia u gjetën tre persona të plagosur.

Klubi i Partizanit e konfirmoi incidentin edhe nëpërmjet një deklarate, duke cituar tre nga lojtarët e ekipit të tyre që janë raportuar se iu nënshtruan sulmeve raciste nga një grup meshkujsh të tjerë, ndërsa vajzat që i shoqëronin ata morën gjithashtu komente përçmuese sepse ishin në shoqërinë e "njerëzve me lëkurë të errët".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit