Transmetuar më 05-05-2025, 19:43

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, tha sot se Policia e Shtetit është e baraslarguar nga subjektet politike dhe plotësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Deklarata u bë gjatë një takimi të organizuar mesditën e sotme nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku ishin të pranishëm gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, dhe drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani.

Gjatë diskutimeve, drejtuesit e institucioneve u shprehën të gatshëm për të thelluar bashkëpunimin dhe për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe të ligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i njohu të pranishmit me masat konkrete që Policia ka ndërmarrë në terren për të luftuar krimet elektorale dhe për të parandaluar konfliktet e mundshme, raporton noa.al.

“Kam kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit rritje të vigjilencës, kujdes të shtuar në postimet në rrjetet sociale dhe qëndrim larg çdo nuance politike”, theksoi Proda, duke shtuar se strukturat policore janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa ndërprerje për të garantuar rendin dhe zbatimin e ligjit gjatë fushatës. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit