

Lezhë – 5-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht lëndë helmuese, ndodhet në gjendje të stabilizuar
Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një vajzë e mitur është paraqitur në spital për asistencë mjekësore, pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht një lëndë helmuese në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa fëmija 5-vjeçare ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Lezhës, me qëllim kryerjen e vlerësimeve të mëtejshme ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






