

Një konflikt mes disa vajzash është regjistruar pak çaste më parë në qytetin e Korçës. Mësohet se vajza me inicialet F.D ka goditur në fytyrë me gotë uji një tjetër vajzë të moshës 17-vjeçare. Kjo e fundit bëhet me dije se po merr mjekimin e nevojshëm në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe gjithashtu kontrollet për kapjen e autores që ushtroi dhunë fizike.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak.Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






