Transmetuar më 05-05-2025, 20:58

Korçë, 5 maj 2025 – Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të një lokali pranë bulevardit "Republika" në Korçë, ku disa vajza janë përfshirë në një përplasje fizike që ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja ka mbetur e dëmtuar shtetasja P.M., e njohur në rrjetet sociale për publikimin e materialeve denigruese ndaj minorenëve në një faqe në Instagram. Ajo është goditur gjatë konfliktit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë me shpejtësi në vendngjarje dhe ka shoqëruar vajzat e tjera të përfshira në konflikt në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet se sherri ka pasur si shkak pikërisht faqen e Instagramit që menaxhohej nga e dëmtuara P.M. dhe një shtetase tjetër, ku denigroheshin vajza dhe djem të mitur përmes fotove dhe videove me përmbajtje të papërshtatshme.

Ngjarja po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të secilit person të përfshirë.

Korçë/Informacion paraprak

Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen "nr. 2" Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit