Transmetuar më 05-05-2025, 15:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësi të Madhe, ku një 73-vjeçar goditi me mjet prerës (kmesë) vëllain e tij, 62 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shtetasi H. K. u dërgua në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekim, ku u konstatua se kishte pësuar dëmtime në kokë.

Pas njoftimit për rastin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe nisën menjëherë hetimet dhe arrinën të identifikonin dhe kapnin autorin, shtetasin C. K., i cili u arrestua për veprën penale. Mjeti prerës u sekuestrua si provë materiale.

Aktualisht, shtetasi H. K. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Çështja është në dorë të Prokurorisë për veprime të mëtejshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit