Transmetuar më 05-05-2025, 12:19

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ai ka deklaruar se nuk ka njohje me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, i cili e implikoi në ngjarje.

“Pse me keni sajuar këtë me Nuredinin për Sanxhaktarin? Merrni si provë dëshminë e Nuredin Dumanit në gjyq, s’i kam kërkuar asgjë për Sokol Sanxhaktarin”, u shpreh 44-vjeçari, i cili u ekstradua nga Dubai më 2 Maj.

Ndërsa shtoi: “Nuredin Dumanin s’e njoh fare”.

Gjithashtu iu drejtua togave të zeza: “Pse e shisni sikur më keni ekstraduar. Nuk më ekstraduan, erdha vetë, isha i lirë në Stamboll dhe mund të ikja”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit