

Ferizaj- Një adoleshente 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Ferizaj gati dy-tre ditë më parë dhe nuk është kthyer ende.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli njoftoi se rasti në fjalë u denoncua nga nëna e vajzës në komisariat në 5 maj.
Sipas deklaratës së nënës, vajza është larguar nga shtëpia më 2 maj rreth orës 19:30 dhe nuk është kthyer që atëherë. Në kohën e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 83 kilogramë dhe ka flokë e sy me ngjyrë kafe.
Rasti është dorëzuar tek njësia rajonale e hetimeve për veprime të mëtejshme, ndërsa është informuar edhe prokurori i shtetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






