

Nesër, Interi do të luajë për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve, duke pritur Barcelonën në “San Siro” për gjysmëfinalen e kthimit. Ndeshja e parë, e zhvilluar në “Montjuïc”, përfundoi me rezultatin 3-3.
Hansi Flick ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për transfertën milaneze, teksa janë konfirmuar dy mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Balde nuk ia ka dalë të rikuperohet, ndërsa mungesë e madhe është edhe ajo e Koundé, i dëmtuar në takimin e parë me zikaltrit. Lajm i mirë për Flick është rikthimi i bomberit Robert Lewandowski, i cili do të jetë i pranishëm në “San Siro”.
JA TË GRUMBULLUARIT NGA FLICK:
Portierë: Iñaki Peña, Szczesny, Astralaga.
Mbrojtës: Cubarsí, Araujo, Iñigo Martínez, Christensen, Eric Garcia, Fort, Gerard Martin, Landry.
Mesfushorë: Gavi, Pedri, Olmo, De Jong, Darvich.
Sulmues: Lewandowski, Fati, Raphinha, Fermín López, Pau Víctor, Yamal.
Në pritje të seancës së fundit stërvitore dhe konferencës për shtyp të planifikuar në orën 17:15, tekniku gjerman duket se e ka tashmë të qartë formacionin titullar që do të zbresë në fushë në “San Siro”. Në portë do të jetë sërish Szczesny, me mbrojtjen të përbërë nga Inigo Martinez dhe Cubarsí në qendër, Eric Garcia në të djathtë në vend të Koundé dhe Gerard Martin në të majtë.
Në mesfushë do të luajnë Pedri dhe De Jong, me Dani Olmo në rolin e trekuartistit, ndërsa në krahë do të vendosen Raphinha dhe Lamine Yamal. Më në qendër, si referencë sulmuese, pritet të luajë Ferran Torres, pavarësisht rikthimit të Lewandowskit, i cili pritet të angazhohet gjatë ndeshjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






