Transmetuar më 05-05-2025, 10:38

Alisha Lehmann, futbollistja ndërkombëtare zvicerane që aktualisht luan për Juventusin e Torinos, shpesh ndodhet në qendër të vëmendjes. Së fundmi, thuhet se është ndarë nga partneri i saj, braziliani Douglas Luiz, i cili gjithashtu luan te Juventusi. Alisha është një nga futbollistet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku ka më shumë ndjekës se çdo futbolliste tjetër. Por shpesh përballet me kritika për imazhin e saj.

Personal insights: Alisha Lehmann: "I hope no one ever hacks my notes" |  blue News

Në një intervistë për kanalin në YouTube “Small Talk”, ajo u shpreh: "Njerëzit gjithmonë e urrejnë faktin që përdor grim kur luaj, por nuk e kuptoj cili është problemi. Ndonjëherë më duket qesharake kur ndjekësit mërziten me këtë gjë. Tani kam ndjesinë se sa më shumë që protestojnë, aq më shumë buzëkuq vendos. Nuk po i bëj dëm askujt. Është jeta ime dhe gjithmonë do të jetë kështu".

Who is Alisha Lehmann and what's her net worth? | The Sun

Alisha zbulon se një shoqe nga përfaqësuesja e Zvicrës i ka bërë një koment që e ka prekur thellë: "Më tha se kaloj shumë kohë në rrjete sociale, me sponsorët dhe gjëra të tilla, dhe për këtë arsye loja ime në fushë është përkeqësuar. Këto gjëra më lëndojnë".

Alisha Lehmann

Bukuroshja helvete, që ka mbi 16 milionë ndjekës në Instagram, pasi dëgjoi komentet e tilla, i dërgoi një mesazh shoqes në fjalë: "Mendova se ishim shoqe, unë kurrë nuk do të thoja diçka negative për një vajzë tjetër. Nëse dikush ka mendim për lojën time, nëse luaj pak apo çfarëdo, nuk më intereson. Është pjesë e lojës. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për jetën time personale, më dhemb pak, sidomos kur vjen nga njerëz që më interesojnë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit