

Tiranë- Kreu i PD, Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK, në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje" dy herë në muaj për aferën Partizani.
Po sot, në orën 11:30, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje.
Ai publikoi për herë të parë, atë që sipas tij është dokumenti i Gjykatës së Janinës për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka.
"Të dashur qytetare shqiptarë, do të mësoni se njeriu që kryeson gjykatën speciale të shqiptarëve ishte një delinkuente e pafytyrë, e pamoral e pa karkater e dënuar me burg në vendin fqinj dhe përdorur si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me pese mbiemra e përfolur për ryshfete gjysëm milionshe jo në një, por ne disa raste rezulton se ne tinin 2005 është dënuar nga kolegji penal I Janinës me burg dhe gjobë.
Kjo monstër në vend se të vuaj dënimet është lartësuar në kryetaren e Gjykatës Speciale nga Edi Rama, Taulant Balla dhe përdorur në shkallë ekstreme nga Altin Dumani. Nga viti 2005, vit i dënimit të saj, të cilin e ka fshehur në kolektiv, bën të pavlefshme absolutisht çdo vendim të saj, në përputhje me vendimet e Gjykatës së Strasburgut…
… Dokument zyrtar dhe me vulë dhe me firmë nga Gjykata e Janinës së Greqisë, që tregon se; Për këto arsye e dënon të pandehurën të shpallur fajtore me burgim 3 muaj dhe gjobë 1500 euro si dhe shpenzimet gjyqësore prej 73 eurosh.
Falsifikim pasaporte a vize, por është dënuar për falsifikim dhe është dënuar nga Kolegj Penal dhe jo administrativ.
Është turpi i turpit të Ulsi Manjës, të këtij ministri i cili në regjistrimet telefonike rezulton se përveç 500 mijë euro nga emigranti, i kërkon edhe çantë Luis Vuiton. Dhe emigranti i thotë, për kë e do atë çantë, e dua për zonjën thotë, jo, jo e dua në intimitet, por nuk po hyj në intimitete", tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






