Transmetuar më 05-05-2025, 08:45

Pas barazimit kundër Alavesit, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, komentoi: “Asnjë nga skuadrat nuk arriti të dominojë, as me lojë në tokë, as me vertikalizime. Nuk pati gjuajtje në pjesën e parë.

Ndeshja u zhvillua në mesfushë, pa rreziqe. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe rreth minutës së 20-të kishim ritëm më të mirë, më shumë guxim në duele, merrnim më shumë topa në zonë, kombinonim me më shumë shpejtësi…

Ata patën atë rast me Kike, që Oblak e ndali. Në fund përfundoi barazim dhe asnjëra nga skuadrat nuk diti si ta administronte topin. A duket sikur sezoni po mbaron? Jo për mua. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje kampionati dhe diçka e kemi fituar me meritë, duke garuar me Barcelonën dhe Real Madridin: kualifikimin në Kupën e Botës për Klube. Një arritje e rëndësishme për të gjitha këto 4 vite punë intensive.

Do të jetë kompeticion i ri, që do të ngjallë entuziazëm tek të gjithë pjesëmarrësit. Kartoni i kuq për Julián Álvarez? Të luash me një lojtar më pak është gjithmonë e vështirë. Gjyqtari nxitoi ta nxirrte kartonin e kuq sipas asaj që pa, por e rishikoi me qetësi në VAR dhe e zgjidhi situatën në mënyrë të qartë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit