

Shkodër – Arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga drejtësia spanjolle për kultivim të kanabisit dhe vjedhje energjie
Një 28-vjeçar nga Shkodra është vënë në pranga në aksin rrugor “Vau i Dejës – Shkodër”, në zbatim të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet spanjolle.
Shtetasi Elton Kola, i lindur në Shkodër, kërkohej nga Gjykata e Barcelonës, e cila në vitin 2025 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, me akuzat për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të koduar “Operacionalja 45”, në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet spanjolle përmes INTERPOL Madrid.
Ndaj të arrestuarit janë nisur procedurat për ekstradim drejt Spanjës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






