

Sergio Conceição, trajneri i Milanit, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Genoa, e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.
A është Genoa-Milan një hap drejt 14 majit?
E kam thënë gjithmonë, mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur të përmirësojmë disa gjëra dhe të bëhemi çdo ditë skuadër më e fortë. Kjo është arsyeja pse punojmë. Mendojmë për Genoa, pastaj për finalen ndaj Bologna.
Katër ndeshje radhazi me të njëjtin formacion…
Vazhdimësia vjen nga puna e përditshme në modul dhe në ekuilibrin mbrojtës që duhet të kemi. Lojtarët po kuptojnë gjithnjë e më mirë çfarë duam ne. Sigurisht, ndodhin edhe të papritura, si rasti i Jovic në Venezia. Unë iu besoj të gjithëve.
Si është Jovic?
Është më mirë. Ka bërë tri stërvitje me ekipin. Abraham nuk është gati, ashtu si Sottil dhe Bondo.
Si i motivoni lojtarët tani që objektivat janë të limituar?
Nuk është se nuk kemi për çfarë të luajmë. Çdo ditë që vijmë këtu kemi përgjegjësinë për të luajtur për Milanin. Duam të tregojmë cilësi dhe të jemi skuadër ndryshe nga ajo që kemi qenë shpesh. Nuk më intereson si i menaxhojnë të tjerët skuadrat e tyre. E respektoj shumë Capellon, por ne kemi mënyrën tonë. Nuk menaxhojmë asgjë, çdo ndeshje është e rëndësishme.
A janë rikthyer Theo dhe Leao?
Janë dy nga më të mirët në botë. Kanë fituar titullin me Milanin dhe kanë treguar vlerat e tyre. Tani janë mirë, bazohem tek ata si gjithë të tjerët.
Walker më shumë si anësor apo si mbrojtës i brendshëm?
I njeh të dyja rolet dhe kjo është shumë pozitive për mua.
Gimenez ka shënuar, Jovic është rikuperuar, cili është më funksional?
Të dy kanë cilësi të mëdha, unë vendos kush do të luajë. Ndoshta edhe të dy bashkë. Në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda një momenti.
Jimenez ka luajtur shumë me ju…
Ka cilësi. Është i ri dhe si gjithë të rinjtë duhet të përqendrohet.
Në çfarë roli e shihni Loftus-Cheek?
Është lojtar shumë i aftë, një ‘box to box’, numër 8. Mund të luajë më përpara apo më prapa. Është fizikisht i fortë dhe futet mirë në zonën kundërshtare.
Tri ndeshje radhazi jashtë fushe pa pësuar gol…
Moduli nuk tregon gjithçka. Është puna në grup ajo që bën diferencën dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






