

SHKODËR- Një aksident rrugor ka mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:30, në aksin “Shkodër-Lezhë”, ku një automjet u përplas me një motomjet, duke lënë të plagosur dy të rinj. Sipas bluve shtetasja D. S., e cila drejtonte automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen me motomjetin që drejtohej nga 18-vjeçari me iniciale A. A., i cili kishte pasagjer një të mitur 17-vjeçar.
Gjithashtu i mituri dhe 18-vjeçari ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motorr elektrik me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.
Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






