

Drita ka shënuar edhe një sukses të madh në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Kosovës për herë të katërt.
Gjilanasit fituan titullin e edicionit 2024-2025, pasi fituan 1-0 ndaj Llapit në shtëpi. Golin e fitores për “Intelektualët” e shënoi Iljasa Zulfiju në minutën e 85-të të ndeshjes, pas një goditje dënimi.
Drita tashmë ka 69 pikë nga 32 ndeshje, 12 më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë. Ndërkohë, Llapi ka 40 pikë të grumbulluara dhe është në vendin e tetë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






