Transmetuar më 04-05-2025, 18:07

Një aksident me motorr ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë-Ksamil në vendin e quajtur Manastir.

Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motorr me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit. 21 vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targë BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar.

Në motomjet sëbashku me 21 vjeçarin italian ndodhej edhe 21 vjeçarja shqiptare Artena Llani.

Pas rënies janë plagosur që të dy. Menjëherë janë transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Sherbimet e Qarkullimit Rrugor pas njoftimit të marrë u ndodhën në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit