Transmetuar më 04-05-2025, 17:47

SHËNGJIN- Punonjësit e policisë kufitare të portit të Shëngjinit kanë gjetur një trup të pajetë i cili dyshohet se është një 37-vjeçar nga Fushë-Kruja. Sipas verifikimeve viktima dyshohet se është me inicialet N.Z dhe mbi trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Dyshohet se i ndjeri ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak. Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit