

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, teksa një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lin, ku e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën.
Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






