Transmetuar më 04-05-2025, 11:03

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Bologna, e parashikuar për të dielën në stadiumin “Dall’Ara” në orën 20:45, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, foli edhe për të dëmtuarit dhe mungesën e Dusan Vlahovic: "Nuk do të jenë në dispozicion Yildiz, Koopmeiners, Gatti, Cabal dhe Bremer. Fatkeqësisht nuk do të jetë as Vlahovic, i cili provoi në stërvitjen e fundit, por nuk do të jetë".

Juventusi gjithmonë ka hasur vështirësi në ndeshjet vendimtare…

Këto janë situata që i përkasin të kaluarës, nuk mund t’i komentoj. Që kur kam ardhur unë, skuadra ka bërë një ndeshje të rëndësishme kundër Romës. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, duhet t’i luajmë mirë, t’i marrim një e nga një.

A mund ta bashkojnë grupin kaq shumë dëmtime?

Shpresoj që po, u mbajta një fjalim lojtarëve pikërisht në këtë drejtim. Ata duhet të luftojnë për fatin e tyre, sepse askush nuk do t’ua dhurojë fitoren, as objektivin. Kur skuadra e përgatit mirë ndeshjen, mund të arrijë gjithçka.

A e keni kaluar emergjencën në mbrojtje?

Na mungojnë disa lojtarë, por jam i sigurt që do të bëjmë një ndeshje të mirë.

A shpresoje ta kishe në dispozicion Vlahovic?

Po, shpresoja, por në stërvitjen e fundit nuk u ndje 100%.

Si e vlerësoni Bologna si kundërshtar?

Nëse përqendrohesh te detyrat e tua, gjithçka bëhet më e lehtë. Bologna ka vite si project në evoluim, është skuadër e vështirë, plot me intensitet, përballje dhe grintë. Nëse nuk i përgjigjesh me të njëjtin ritëm, nuk të del në pah cilësia.

A ju kënaq edhe barazimi si rezultat?

Nuk mund të luaj për barazim, nuk e kam bërë kurrë në jetën time. E kemi përgatitur ndeshjen për ta fituar. Rezultati i kësaj ndeshjeje do të vendosë shumë. Jo gjithçka, por shumë.

A shtohen emocionet në fund të sezonit?

Nuk shoh dot orën kur fillon ndeshja. Dua të luaj çdo ditë, sepse aty luftohet, jetohet, provohet dhe vuhet. Ndeshja duhet të jetë tërheqëse, mezi pres të nisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit