Transmetuar më 04-05-2025, 11:00

Emri i Xavi Hernandez rikthehet sërish në qarkullim në skenën ndërkombëtare të futbollit, pasi mund të rikthehet në pankinë. Pas largimit nga Barcelona verën e kaluar, trajneri katalanas është lidhur me disa klube europiane, së fundi edhe me sauditët e Al Hilal.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports DE”, Xavi është një nga kandidatët për të zëvendësuar Jorge Jesus në pankinën e klubit saudit për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që për momentin aty është emëruar si trajner i përkohshëm Mohammed Al-Shalhoub.

Interesi i Al Hilal për Xavin nuk është rastësor. Klubi nga Riadi synon të bëjë një hap tjetër të madh dhe, sipas të përditshmes “SPORT”, ka provuar gjithashtu të transferojë Raphinha, një nga protagonistët kryesorë të shpërthimit të Barcelonës këtë sezon.

Klubi saudit i ofroi brazilianit një kontratë 4-vjeçare, deri më 2029, me vlerë 200 milionë dollarë (rreth 177 milionë euro). Pra, 50 milionë për sezon, plus 100 milionë për Barcelonën si tarifë transferimi. Megjithatë, Raphinha e refuzoi ofertën, duke shprehur dëshirën për të qëndruar në futbollin europian, në nivelin më të lartë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit