

TURQI – Rei Manaj i shënon skuadrës së Galatasaray-t në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të Superligës turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi për miqtë në një moment kur gjigantët e Stambollit ishin në avantazh të katër golave.
Manaj tundi rrjetën nga një kënd i ngushtë, duke e kaluar topin mes këmbëvë të portierit Muslera. Për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, ky ishte goli i 12 në këtë sezon në elitën e futbollit turk.
Sivaspori renditet i 16-ti me 33 pikë dhe po konkurron me Alanyasporin dhe Bodrumsporin për mbijetesën një mision i vështirë por jo i pamundur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






