

Lezhë – Një 28-vjeçar gjendet pa jetë në banesë, dyshohet vetëvrasje
LEZHË – Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një i ri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, është konstatuar i pajetë shtetasi H. B., rreth 28 vjeç, ku dyshohet se është vetëvarur.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kryer të gjitha veprimet procedurale ligjore.
Autoritetet janë duke verifikuar të dhënat dhe dëshmitë për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme të këtij rasti tragjik. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






