

Rama në Sarandë: Kjo është shumë më tepër sesa një zgjedhje, kjo është përmbushje e një misioni historik
Sarandë, 4 Maj 2025 /noa.al – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në Sarandë ku drejtoi mitingun përmbyllës në të cilin u ndal te forcat e vogla politike, që vlerësoi se janë aty për interesat e tyre të ngushta.
"Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, i keni parë ju? Ca zogj të vegjël që vijnë vërdallë dhe thonë “ne jemi të rinj, ne jemi rini’. Ata rini kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre. Ato parti të vogla janë cikli i dytë i farës së keqe të të ndjerës LSI dhe juve ju kujtohet mirë dhe shqiptarët e dinë mirë se çfarë kemi hequr duke i provuar të tëra dhe konkluzioni im është sa më e vogël një parti aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha.
Partitë e vogla janë për interesa të vogla! Një parti e madhe si Partia Socialiste është për interesin kombëtar dhe kaq e vërtetë është kjo sa po të kthehesh mbrapa, Partia Socialiste mund të ketë bërë shumë gabime për 35 vjet, mund të ketë pasur momente jo për t’u krenuar, por nuk ka asnjë moment që ta ketë tradhtuar interesin kombëtar, asnjë, zero, dhe nuk dua t’i numëroj këtu këto, prandaj na duhet fuqi dhe na duhet një mesazh shumë i fortë përtej partive, përtej shumicës së zakonshme, na duhet një mesazh që ne populli shqiptar e duam Shqipërinë në Bashkimin Europian dhe mos harroni që në 16 maj kur të ketë përfunduar numërimi i votave, në Tiranë aty poshtë nën këmbët e Skënderbeut dhe unë besoj se nuk ka rastësi në këtë dynja, dogjë ndodh se duhet të ndodhë, do vijnë të tërë udhëheqësit e kontinentit europian", tha Rama në narrativën e tij të gjatë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






