

Laç- Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e pesëfishtë me armë zjarri këtë të shtunë në Laç.
Mësohet se konflikti mes të përfshirëve kishte nisur një natë më parë.
Në momentin që të rinjtë kanë qenë duke zbritur nga Kisha e Laçit ka pasur një përplasje të vogël mes automjetesh dhe më pas ata kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Debat që ka agravuar në breshëri të shtënash në mes të rrugës.
Dyshohet po ashtu se është gjetur arma e krimit, e cila ishte hedhur disa metra më tutje në një pellg uji.
Të plagosurit Liridon Islamaj, Amarildo Ndoci, Daneil Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjezaj (shitësja) janë dërguar në spitalin e Traumës.
Mes tyre është edhe gruaja që në atë moment po shiste në anë të rrugës, pa asnjë lidhje me konfliktin.
Mësohet se ajo kishte ndërhyrë për të neutralizuar të rinjtë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






