Transmetuar më 03-05-2025, 17:34

Aksident në fabrikën e kromit në qafën e Burrelit – Zhduket një punëtor pasi u shemb një masiv dheu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 14:00 në qafën e Burrelit, në ambientet e një fabrike për pasurimin e kromit e marrë me qira nga një shoqëri kineze.

Sipas informacioneve paraprake, një punëtor, shtetasi A.B., ka humbur kontaktet pasi u shemb një masiv dheu teksa po punonte me një fadromë mbi një rezervuar.

Dyshohet se dheu ka zënë poshtë si punëtorin ashtu edhe mjetin me të cilin po kryente punimet.

Noa.al raporton se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ekipet e emergjencës dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe shpëtimin e punëtorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka ngritur shqetësime mbi sigurinë në punë në aktivitetet minerare dhe industriale në zonën e Matit. Autoritetet do të hetojnë edhe mbi masat e sigurisë së zbatuara në kantierin ku ndodhi shembja. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit