Transmetuar më 03-05-2025, 16:12

Opozita alarmoi sot se sipas saj, patronazhistët e Ramës janë emëruar nga KQZ-ja si vëzhgues të pavarur në zgjedhjet e 11 majit, raporton noa.al.

Genta Vangjeli. zëdhënëse e Antikorrupsionit në PD, doli sot para mediave për të denoncuar këtë situatë duke vënë gishtin tek Ilirian Celibashi si përgjegjës për këtë skandal siç e cilësoi ajo:

"Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor me gjithë dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi?

Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

B.H. VKSH nr.614, dt.25.04.2025

A.H. VKSH nr.595, dt.25.04.2025

E.K. VKSH nr.599, dt.25.04.2025

G.V. VKSH nr.605, dt.25.04.2025

B.F. VKSH nr.617, dt.25.04.2025

D.H. VKSH nr.634, dt.25.04.2025

S.D. VKSH nr.634, dt.25.04.2025

E.A. VKSH nr.634, dt.25.04.2025

B.D VKSH nr.634, dt.25.04.2025

R.Q. VKSH nr.588, dt.25.04.2025

K.C. VKSH nr.588, dt.25.04.2025

E.B. VKSH nr.589, dt.25.04.2025

Partia Demokratike thotë se po vijon verifikimin e të gjithë emrave të vëzhguesve të ashtuquajtur të pavarur dhe të gjitha rastet e identifikuara do të referohen me urgjencë në organet e hetimit.

Denoncimi i PD – Vëzhguesit socialistë të OSBE

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit