

Jorgo Kumaraku, 48-vjeçari i cili vodhi me dhunë një shumë parash në një dyqan në Sarandë dhe dyshohet se tentoi të kryejë marrrëdhënie seksuale me shitësen nuk është një një emër i panjohur për policinë.
Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.
Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.
Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë. Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër.
Në maj të 2021-it teksa një e re po tërhiqte paratë nga një bankomat, Kumaraku e ka kërcënuar me thikë që ti jepte paratë ose ndryshe do e vriste.
Në korrik të 2023-it Kumaraku vodhi në një hotel 3 televizorë dhe disa sende personale të turistëve. 48-vjeçari në këtë kohë ‘u kap’ mat nga turistët.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






