Transmetuar më 03-05-2025, 13:55

Peru- Enkileda Çarja është shpallur kampione e botës për para të reja në kampionatin e peshëngritjes që po zhvillohet në Peru.

Çarja triumfoi në peshën deri 64 kilogramë duke i dhënë suksesin e parë Shqipërisë në këtë kategori.

Një garë e shkëlqyer e peshëngritëses shqiptare e cila mori edhe bronzin në shkëputje në kategorinë e të rejave, duke qëndruar pas 2 sportisteve kineze.

Enkileda Çarja vendosi edhe 3 rekorde Europiane në këtë aktivitet, duke ngritur 98 kilogramë në shkëputje, 115 në shtytje dhe 213 në total.

17-vjeçarja ka arritur edhe disa suksese të tjera në arenën ndërkombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit