

Është ndërprerë edhe këtë të shtunë seanca konstituive për të dhjetën herë për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Me 54 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka kaluar Komisioni për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me këtë rast kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën në ora 10:00.
“Me 54 vota për, 1 kundër dhe nuk kemi asnjë abstenim. Atëherë obligohemi të ndërpres seancën, sepse nuk ka kuorum dhe të shihemi të hënën në ora 10:00”, ka thënë Dehari. Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd