Transmetuar më 03-05-2025, 08:44

Me titullin e Premier League tashmë të siguruar, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, ka njoftuar se do të bëjë disa rotacione në katër ndeshjet e fundit të kampionatit. Edhe pse do të mbajë një bazë të qëndrueshme, tekniku holandez do t’iu japë hapësirë lojtarëve që deri tani kanë luajtur më pak, për të vlerësuar skuadrën në funksion të sezonit të ardhshëm.

“Këto ndeshje duhen konsideruar si fillimi i sezonit të ardhshëm”, – tha Slot, duke sqaruar se do të ketë rotacion, por pa ndryshime drastike.

Mes lojtarëve që pritet të aktivizohen më shumë janë Wataru Endo, Harvey Elliott, Federico Chiesa dhe Jarell Quansah, që nuk kanë qenë asnjëherë titullarë në Premier League këtë sezon. Slot theksoi: “Disa prej tyre e meritonin hapësirën vetëm për mënyrën si janë stërvitur. Tani është momenti i duhur për t’i parë në veprim”.

Veçanërisht për Elliott, trajneri u shpreh: “Pas dëmtimit nuk ishte më ai i mëparshmi, por tani është rikthyer në nivelin e duhur. Ka pasur më shumë minuta në muajt e fundit dhe ky është sinjal i qartë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit