Transmetuar më 03-05-2025, 08:30

Vllaznia–Dinamo City është ndeshja e parë e fazës “Final 4”, që do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Një përballje që pritet të jetë tepër e luftuar, pasi skuadra fituese siguron një vend në finalen e madhe të edicionit futbollistik 2024/2025.

Gjatë këtij sezoni, Vllaznia dhe Dinamo janë përballur plot 6 herë, 4 herë në kampionat dhe 2 herë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë arritur vetëm një fitore, 2 ndeshje janë mbyllur në barazim, ndërsa Dinamo ka fituar 3 herë, duke krijuar një bilanc pozitiv ndaj rivalit të saj.

Ndeshja e së dielës nuk luhet më për pikë, por për një vend në finalen e madhe, duke e bërë sfidën akoma më vendimtare. Të dyja skuadrat kanë mbërritur me meritë në këtë fazë, pas një sezoni të gjatë me 36 javë plot emocione, përpjekje dhe shumë sakrifica.

Me siguri, Dinamo do të jetë më e lodhur, sepse pardje luajti finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias. Plot 120 minuta lojë nuk mjaftuan për të shpallur fituesin (2-2), ndaj u desh goditja e penalltive, prej nga blutë e Ilir Dajës triumfuan. Pra, lodhja fizike te dinamovitët do të jetë evidente, por edhe motivimi ekstra prej trofeut të parë sezonal të fituar tashmë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit