Transmetuar më 02-05-2025, 18:01

Një anije e Guardia Costiera ka mbërritur sot rreth orës 17:00 në Portin e Shëngjinit, duke sjellë në bord 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali.

Emigrantët janë pjesë e një marrëveshjeje të riatdhesimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

Pas ankorimit të anijes në port, emigrantët u morën në dorëzim nga strukturat e sigurisë dhe do të transportohen drejt kampit të Gjadrit, ku do të qëndrojnë nën masa të rrepta sigurie.

Ky është kontingjenti i dytë i emigrantëve të kthyer nga Italia.

Rreth tre javë më parë, në të njëjtin port mbërritën 40 emigrantë, nga të cilët 16 janë larguar tashmë nga kampi, dhe sipas burimeve zyrtare, janë riatdhesuar drejt vendeve të tyre të origjinës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit