

Dy të rinj shqiptarë pësuan një aksident në banesën e tyre, pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ndodhi dy net më parë, sikurse njofton ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, që tregon se aktualisht, ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit, ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.
Ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën. Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






