Transmetuar më 02-05-2025, 14:58

Tiranë, 2 maj 2025– Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një apartament në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një banesë në një prej pallateve të zonës, duke shkaktuar panik mes banorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas hetimeve nga grupi hetimor.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit