Transmetuar më 02-05-2025, 14:55

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Kamçisht në Berat, ku një 42-vjeçare goditi me thikë bashkëjetuesen e ish bashkëshortit pasi pretendonte se i dhunonte djali me spektrin autik.

Pasi u largua nga banesa ku jetonte me ish bashkëshortin ajo la djalin autik dhe mori dy fëmijët e tjerë.

Eduart Shano, i cili ndodhet në Greqi, në një lidhje live për emisionin “Shqipëria Live” tregoi konfliktet me autoren e krimit, ish bashkëshorten.

Shano: Kishte ditëlindjen djali, ish gruaja shkon tek shtëpia, unë jam në proces divorci, e rreh zonjën time, ikën zonja e shpëtojnë ca njerëz dhe shkon në shtëpi të xhaxhait. Unë kam një fëmijë autik, s’dua të më shqetësojë, dua të shohë jetën e saj, e ka goditur me thikë, nuk e di kush ishte e kush s’ishte, bashkëjetuesja është në spitalin ushtarak i ka prekur mëlçinë.

Vazhdon një muaj në gjendje të rëndë. Kam folur nja dy herë, jam rëndë kam dhimbje më thotë. Ajo ka dhe një djalë, e shikojnë ata njerëzit e mi, fisi im. Unë nuk i xjerr dot ato lek për djalin me autizëm.

Nuk ka shans, që e ka dhunuar djalin, ajo e lante dhe shpëlante. Ajo (ish gruaja) kishte vite që s’i jepte ilaçet nga epilepsia, autizmi. Djalin është në një qendër në Berat, e çoi policia. Më kanë vdekur prindërit. Ajo i kyçte në shtëpi prindërit, fliste me shokët në telefon./tch

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit