Transmetuar më 02-05-2025, 13:46

Një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Trigger”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur në zonën e Astirit..

Gjatë operacionit, në Astir, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin David Simoni duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante në çantë.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua pistoleta dhe u arrestua shtetasi David Simoni, 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit