

Në një deklaratë për median të ministrisë kineze të Tregtisë thuhet se SHBA-ja kohët e fundit i ka përcjellë mesazhe Kinës nëpërmjet kanaleve të ndryshme, duke shprehur dëshirën për dialog, dhe Kina aktualisht po vlerëson situatën.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë tha se qëndrimi i Kinës është i palëkundur. Nëse ShBA-ja kërkon luftë tarifore a tregtare, Kina është e gatshme të luftojë deri në fund, por në të njëjtën kohë dera e saj është e hapur nëse ShBA-ja dëshiron bisedime.
Lufta tarifore dhe lufta tregtare u iniciuan në mënyrë të njëanshme nga ShBA-ja. Nëse pala amerikane dëshiron të bisedojë, duhet të tregojë sinqeritet e të jetë e gatshme të ndërmarrë veprime për të ndrequr praktikat e saj të gabuara dhe për të anuluar tarifat e njëanshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






