

Shkodër- Pesonat në foto janë çifti amerikan që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, ku për fat të keq gruaja humbi jetën. Ajo dyshohet se u vra me thikë nga bashkëjetuesi i saj i cili është identifikuar si 57-vjeçari amerikan Brandon Saporito.
Gjithashtu mësohet se ai u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse. Momentalisht, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Fotot tregojnë një çift të lumtur, por që fatkeqësisht patën një fund tragjik.








Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






